VIDEO/ Rama nis vizitën në SHBA, pritet me nderime të larta në Akademinë Ushtarake “West Point”

Shqipëria synon që të njësojë programet arsimore të Akademisë së Forcave të Armatosura me programet e praktikat amerikane.

Për këtë qëllim, Kryeministri Edi Rama njoftoi se është duke u dialoguar me qeverinë amerikane.

“Në Akademinë Ushtarake “West Point”, në kuadër të dialogut të nisur me qeverinë amerikane, për binjakëzimin dhe njehsimin e programeve me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare”, shkruan Kryeministri.

Rama ndodhet në Nju ork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai e shfrytëzoi këtë udhëtim për një takim në akademinë e ushtrisë amerikane, “West Point”, një prej akademive më të njohura në fushën ushtarake, ku vetëm 12 për qind e aplikantëve pranohen dhe 86 për qind e atyre që e fillojnë arrijnë që të diplomohen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT