E pabesueshme/ Njësoj si dy vite më parë e në të njëjtën datë e kohë, tërmeti u ndje sërish në Tiranë

Shqipëria tronditet sërish nga tërmeti. Pikërisht më 21 shtator të viteve më parë, një tërmet i fuqishëm tronditi Shqipërinë me 7.5 ballë. E përbashkëta e kësaj lëkundje sizmike është e ai u ndjek sërish dhe po thuajse në të njëjtën orë.

Njerëzit dy vite më parë dolën rrugëve nga frika e ndonjë lëkundjeje tjetër. ” Tërmeti i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit, është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit në orën 16:09. Lëkundja e dytë është shënuar në orën 16:15 me magnitudë 5.2. Këto ishin dhe dy lëkundjet më të forta të tërmetit me epiqendër në detin Adriatik pranë Durrësit”, raportonte IGJEUM.

Në atë Shqipëria u përfshi në një sërë tërmetesh ku më i fuqishmi i regjistrua më 28 Nëntor të dy viteve më parë ku pati 56 viktima dhe qindra të plagosur. Ndërsa Shqipëria vuan ende pasojat e lëna nga tërmeti kryesisht në zonat e Durrësit, Lacit dhe të Mamurrasit.

Tërmeti i sotëm ishte në ora 16:03, por me intesitet më të ulët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT