Mbështetësi Berishës: Më mban mend? Eskorta jote ka ardhur pas kalit tim në ’98 te Ura e Mifolit

Në takimin e Fierit të turit të Sali Berishës me bazën njëri prej mbështetësve u prezantua si qytetar i Novoselës së Vlorës.

Gjatë fjalës së tij, pasi akuzoi Lulzim Bashën se nuk donte që të fitonte në zgjedhje, qytetari iu drejtua Berishës drejtpërdrejt.

“Ke ardhur katër herë në Novoselë. Rrezik më mban mend ti mua, se eskorta jote ka ardhur pas kalit tim në ’98, kur Skënder Gjinushi priste atje”, tha qytetari.

Qytetari tha se sot demokratët “nuk kanë punë me Edi Ramën”. “Ne kemi punë me Lulzim Bashën.

Berisha tha se “entuziazmi juaj është energji e rikthimit të opozitës në vend. “Lul Basha, ose më mirë të themi peng Basha do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT