Politikani serb: Kosova po zbaton marrëveshjet! Vuçiç hipokrit e aktor

Zoran Zhivkoviç, ish-kryeministër i Serbisë në 2003-2004 dhe një prej opozitarëve të Presidentit Aleksandër Vuçiç e quan këtë të fundit hipokrit, pasi vetë e ka firmosur në Bruksel marrëveshjen për targat me Kosovën.
Zhivkoviç thotë se marrëveshja është nënshkruar që në vitin 2016-të dhe pjesa e reciprocitetit është e parashikuar në të. Ai akuzon se të gjitha deklaratat, mbledhjet e këshillit të sigurisë e lëvizjet e xhandarmërisë serbe në kufirin me Kosovën janë për propagandë që i shërben vetëm Vuçiçit.
Politikani serb thotë gjithashtu se Kosova nuk po bën asgjë tjetër veçse po zbaton marrëveshjen e nënshkruar pesë vite më parë dhe akuzon Presidentin Vuçiç se po aktron duke luajtur tani shpëtimtarin e serbëve.
Kosova po aplikon prej të hënës reciprocitetin e targave, duke vepruar ashtu si Serbia, që ndryshon targat “RKS” në kufi për të gjitha automjetet që hyjnë nga Kosovë. Kosova po aplikon të njëjtën masë për mjetet me targa të Serbisë.
Vendimi ka shkaktuar protesta të serbëve në veri, që kanë bllokuar pikat e kalimit kufitar të Jarinjës dhe Bërnjakut.