“Përfshi dhe “non-gratat’…”, Mesazhi i fortë i Yuri Kim nga Uashingtoni: Jemi seriozë për luftën ndaj korrupsionit

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë nga Washingtoni për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri.
Kim thotë se ndodhet në Uashington për të koordinuar hapat e tjera në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA.
Diplomatja amerikane thotë se SHBA e ka seriozisht luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, përfshi edhe të shpallurit “non-grata” sipas nenit “7031(c)” të Departamentit të Shtetit.
“Në Uashington për të koordinuar hapat e radhës për marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë. Jemi shumë të qartë dhe seriozë për korrupsionin përfshi edhe përcaktimet sipas 7031(c) – teksa mbështesim Shqipërinë që është më demokratike, e fortë dhe e begatë. SHBA ka qenë me Shqipërinë për 30 vitet e fundit; do të jemi me ju edhe për 30 vitet e ardhshme dhe më tej”, shprehet ambasadorja Kim.