“Ai dhe Rama dy anë të së njëjtës medalieje”! Berishën “nuk e zë gjumi”: Do mblidhemi, partisë s’i duhet një peng si ti

Kryedemokrati Lulzim Basha është përplasur në distancë me ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. ‘Ultimatumi’ i dhënë nga Basha nga dera e selisë blu, i cili referuar aksionit të nisur nga ish-kryeministri që ka deklaruar se do të mbledhë 1 mijë e 500 firma, tha se nuk ka Kuvend që mund të diskutojë vendimet e marra nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur,”- tha Basha i prerë.

Vetëm pak minuta pas deklaratës se Bashës, erdhi dhe reagimi i Berishës. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se nuk do të ndalet nga aksioni i tij.

Sipas liderit historik të PD-së, Kuvendi Kombëtar i PD-së nuk do të mblidhet e nuk mund të ndalohet nga askush që tmerrohet prej tij, por jo për të shqyrtuar vendimet e qeverisë së SHBA-ve. Ish-kreu i PD-së, shton se Kuvendi Kombëtar do të shqyrtojë vendimin e marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

Postimi i Bashës:

Njoftim shtypi! Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite. Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje. Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames. Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes. PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. Sb

Back to top button
LAJMET E FUNDIT