“Lepur!” / Ngjela për Llallën: Duhej të ishte mbrojtur në sallë

Spartak Ngjela e quajti “lepur” Adriatik Llallën për mungesën e tij në sallën e gjyqit në momentin kur Gjykata e Posaçme e Apelit dha vendimin e dënimit me dy vite burg.

“Mbrojtjen e ka dinjitet. Është Prokuror i Përgjithshëm, duhet të ishte në sallë t’i tregonte popullit që ishte Prokuror i Përgjithshëm. Një prokuror që s’ka kapacitet që të mbrohet në gjyq është lepur”, tha Ngjela i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel.

Ngjela solli edhe një shembull të kundërt.

“Do t’i thyenin hundët Maks Haxhisë kur ishte prokuror. Isha unë avokat i tij. Ishte koha e Sali Berishës. Nuk u tremb fare nga kërcënimet. Merre pyete Maks Haxhinë. Doli dinjitoz atje, ishte prokuror”, rrefeu ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT