‘Njëri në plazh, tjetri me raki”/ Mbledhjet e komisioneve do zhvillohen online, por pse nuk vaksinohen deputetët?

Në konferencën e kryetarëve, PS ka vendosur që mbledhjet e komisioneve parlamentare të bëhen online. PD ka kundërshtuar, pasi kjo dëmton transparencen.
Sipas PD, Kuvendi ka hapësira për të bërë mbledhje komisionesh normalisht.
Shqetësimi në Kuvend u ngrit edhe nga kryetari i grupit të PD, Alfred Rushaj, i cili theksoi se kjo kërkesë është antikushtetuese
“Konferenca e kryetarëve ka marrë një vendim antikushtetues. Zhvillimi i punës së komisioneve online, është i papranueshëm”, tha Rushaj, por kryeparlamentarja iu përgjigj shkurt se kjo nuk është një çështje për “procedurë”.
Edhe Enkelejd Alibeaj doli kundër vendimit, madje ai sugjeroi vaksinimin e detyrueshëm të deputetëve.
“Çfarë ndodhi vjet? Njëri në plazh, tjetri në kafe, tjetri me gotën e rakisë në dorë, dhe nuk merrej vesh ça po diskutonin e votonin. Sot baret janë plot, pse duhet të mblidhemi online. Ne shohim njerëz që shkojnë në koncerte, pse duhet të mbrohemi vetëm ne deputetët. Qeveria tha e kaluam me sukses pandeminë. Deputetët të vaksinohen ose të paraqesin në komisione rezultatet e testit”, tha Alibeaj.
Pyetja që shtrohet është a do jetë i detyrueshëm vaksinimi për deputetët, ashtu si për studentët dhe administratën?/Gazeta SHQIP