“Opozitës po tentohet ti mbyllet goja”! Gazment Bardhi: Duan të fshehin aktet korruptive

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi jashtë ambienteve të Kuvendit ka kundërshtuar vendimin e mazhorancës që komisionet parlamentare të zhvillohen online.
Sipas Bardhit ky është një vendin i papranueshëm nga opozita, pasi mazhoranca po përpiqet që ti mbyllën gojën dhe qëllimi i tyre është ti fshihen syve të opinionit publik.
Ai shtoi se tre grupet parlamentare ditën e sotme ose nesër do të zhvillojnë një mbledhje për të diskutuar në lidhje me këtë vendim për zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online.
“Prandaj dhe ky vendim është marrë për ti mbyllur gojën opozitës dhe me seancat qesharake të komisioneve ka synimin e vetëm për ti ikur përgjegjësisë për të gjitha aktet koruptive që opozita sjell në parlament. Ne jemi mbledhur 140 deputetë, para dy ditësh njëlloj si ato të komisioneve është mbledhur këshilli i ministrave, atëhere pse do të duhet që komisionet parlamentare mos mblidhen sipas kushtetve të përcaktuara dhe jo në mbledhje qesharake online.
Gjatë ditës së sotme ne do të zhvillojmë një mbledhje, të tre grupeve parkamentar, vendim iështë i papranueshme dhe ka qëllim që ti fshihet syve të opinionit publik. Opozitës po tentohet ti mbyllet goja, në shkelje të kushtetuës dhe në këtë prizëm unë nuk besoj që ky është një parlament që funksionon”, tha Bardhi.