Ndihmoi “Boss-in” e kriptomonedhave turke! Momenti kur shqiptari del nga hoteli me të shumëkërkuarin Faruk Ozer (Foto)

Është arrestuar Edevaldo Haxhiu, 36-vjeçari i cili akuzohet se ndihmoi dhe mbështeti të arratisurin Faruk Fatih Özer, themeluesin e kompanisë, i cili kërkohej shkëmbimin e parave kripto Thodex.
Mediat turke kanë publikuar detaje që lidhin biznesmenin e arrestuar shqiptar Edevaldo Haxhiu e të shumëkërkuarin Faruk Ozer. Vetë Haxhiu mohoi të kishte lidhje me arratisjen e CEO-s së kompanisë turke të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer.
Ai madje tha se nuk e njihte fare Ozer, por mediat vendase kanë publikuar foto ku shihet se si Haxhiu del nga një hotel bashkë me ‘BOSS’-in e shpallur në kërkim. Veshur me të zeza, Haxhiu del nga hoteli bashkë me CEO-n./Gazeta Shqip