Me valixhe “rrugëve të Evropës”/ Llalla ka ikur me ”dosje” me vete, ja shteti ku pretendohet se ka kërkuar azil

Adriatik Lalla dyshohet ka kërkuar azil politik në Zvicër. Lajmi bëhet me dije nga Fax News, teksa iu referohet burimeve.

Ish-kryeprokurori, i cili është larguar që prej ditëve të para të Shtatorit nga Shqipëria, dyshohet se do të përdorë argumentin e goditjes politike, për të kërkuar azil në shtetin zvicerian.

Përtej kërkesës për azil, Llalla do të luajë edhe kartën e sëmundjes së tij, në mënyrë që të shmangë ekstradimin.

Llalla ka pasur një përplasje publike me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili e konsideroi si një nga bllokuesit e Reformës në Drejtësi. Ky argument pritet që të përdoret prej Llallës për të përfituar azil.

Ish-kryeprokurori Llalla u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg, ndërkohë që në seancën ku u dha vendimi, vetë ai nuk ishte i pranishëm, pasi ishte larguar nga Shqipëria.

Mbrëmë policia shkoi ta arrestonte në banesën e tij, por, siç pritej ai nuk u gjet.

Adriatik LLalla, aktualisht i shpallur në kërkim kombëtar. Burime zyrtare Pranë SPAK, bëjnë me dije se pasi policia të kryejë kërkimet dhe nëse ish kryeprokurori nuk gjendet, atëherë nisin procedurat për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT