“Kur u bëra deputet hoqa dorë nga detyra si drejtor marketingu”/ Kujtim Gjuzi: Paguhesha 1.2 mln lekë

Ish-deputeti, Erion Piciri, zbuloi para disa kohësh se kishte hequr dorë nga shpërblimi që parlamenti u jep ish-deputetëve pas largimit nga Kuvendi.
Piciri firmosi që 25 milionë lekët që i takonin për një periudhë 3-vjeçare nuk do të merreshin prej tij.
Ky gjest i ish-deputetit u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. I ftuar në studio ishte ish-deputeti, Kujtim Gjuzi, i cili e ka vlerësuar veprimin e kolegut të tij.
Madje Gjuzi vendosi që edhe të jepte disa detaje të reja në lidhje me jetën e tij personale. Ish-deputeti u shpreh se kur është bërë deputet ka hequr dorë nga detyra e tij si drejtor marketingu në biznesin familjar. Madje Kujtimi zbuloi se atëherë paguhej 1.2 milionë lekë.