“Soros më shpalli non-grata dhe më përjashtoi nga PD-ja”! Fotoja që Sali Berisha donte të mos ekzistonte

Pas shpalljes non-grata dhe përjashtimit nga partia demokratike Sali Berisha ka akuzuar treshen Rama-Soros-Basha si njerëzit të cilët fshihen pas këtij vendimi.

Ndryshe nga kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili nuk e ka lakuar qoftë edhe një herë emrin e Sorosit në publik, Sali Berisha ka dhënë alarmin se George Soros dhe mafia e tij, janë një rrezik madhor për demokracinë shqiptare.

Po ashtu, Berisha ka aluduar edhe për një miqësi mes Sorosit dhe kryeministrit Edi Rama. Disa vjet vjet më parë, , Sali Berisha e shpallte George Soros mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndërsa sot e konsideron si rrezik për kombin shqiptar dhe si njeriun që ka korruptuar më shumë se kushdo tjetër politikanë mbi tokë.

Poshtë është fotoja që Sali Berisha do donte të fshihej nga rrjetet sociale dhe e vërteta është krejt ndryshe. Dikur Sali Berisha dhe Soros kanë qenë miq tashmë Berisha pë interesat e veta e ka shpallur armik./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT