Gruaja e Albin Kurtit promovon librin në mes të Beogradit, mediet serbe “kryqëzojnë” autoren: Skandal i paparë!

Gruaja e kryeministrit Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen ka promovuar një libër në Beograd, gjë që nuk është pritur mirë nga mediet serbe.
“Skandal i paparë në mes të Beogradit! Gruaja e Albin Kurtit promovon librin e saj”– është titulli i gazetës Kurir.
Libri titullohet “Ideja e lirisë dhe vetëvendosjes”, të cilin Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, e përktheu në gjuhën serbe dhe organizoi një konferencë diskutimi mbi “Vetëvendosjen”.
Vetë autorja e librit, Rita Augestad Knudsen, e cila iu bashkua konferencës përmes Zoom-it, e falënderoi organizatorin për përkthimin dhe organizimin e bisedës.
Ky libër flet mbi rëndësinë e temës së “vetëvendosjes”, duke reflektuar mbi luftën dhe kuptimin ndërkombëtar të lirisë.
Sipas medies serbe “Kurir” autorja Knudsen tha se pret që koncepti i Vetëvendosjes, kuptimi i të cilit po ndryshon do të kthehet në politikën ndërkombëtare.