Rama “sfidon” Berishën nga SHBA, takohet me Soros: Një mik i çmuar dhe mendje e rrallë!

Kryeministri Edi Rama është takuar në SHBA me filantropin George Soros.

Është vetë shefi i qeverisë shqiptare, që ka postuar foton me Soros në New York.

Në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”.

Që prej shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA, Sali Berisha ka intensifikuar sulmet ndaj Soros duke e akuzuar për komplote dhe lobingje kundër tij.

Edhe pse vetë Berisha e ka takuar disa herë, ai shprehet se shpëtoi Kosovën nga copëtimi i planifikuar prej Sorosit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT