33-vjeçarja nga Tirana humb betejën me Covid-19, sindroma ia rëndoi situatën

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për tetë të vdekur nga koronavirusi gjatë ditës së sotme në Infektiv. Viktima më e re e këtyre 24 orëvë të fundit është një 33-vjeçares.

Abc News mëson nga burime prej Spitalit Infektiv se bëhet fjalë për 33-vjeçaren D. Z.

E reja ishte e shtruar prej disa ditësh në Infektiv, por duket se gjendja e saj shëndetësore është rënduar edhe për shkak të sindromës down.

Mutacioni “Delta” ka rritur ndjeshëm rastet e reja në vendin tonë, ndërsa është shtuar edhe numri i të shtruarve në spital.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë vazhdimisht thirrje për vaksinimin e qytetarëve, si forma më e mire për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT