OVL-UCK-ja: Flamuri kuqezi është ai që na ka udhëhequr në luftë. Dita e pavarësisë, dita që…

OVL-UCK-ja: Flamuri kuq e zi eshte ai na ka udhëhequr në luftë. Pavaresia, dita që na bashkon e jo që na për përçanë

Pas ngjarjëve që kishin ndodhur ditë më parë kur qeveria e Kosovës kishte hequr dhunëshëm dhe natën Flamurin Kombëtar “Te Rrethi” në Prishtinë, Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj kësaj ngjarje duke kërkuar që të mos preket Flamuri Kombëtar.Sipas OVL-UÇK, më e mira do të ishte që të vendosen dy flamujt e mos të nëpërkëmbej asnjeri prej tyre. Ata përkujtuan se Flamuri Kombëtar ka qenë në ball të luftës së tyre, luftë në të cilën morrën pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet e Shqipërisë. Si më poshtë kemi publikuar reagimin e tyre të plotë :Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësinë së Kosovës, ia uron qytetarëve këtë ditë, për të cilën kemi arsye të festojmë.Ngjarjet që janë duke ndodhur në këtë përvjetor të pavarësisë, duke i vendosur përballë flamurin kombëtar dhe flamurin shtetëror, kanë pasoja negative për shoqërinë tonë.Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave e që u kurorëzua me luftën çlirimtare, luftë në të cilën morën pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet e tyre. Ndërsa, flamuri kombëtar është pjesë e historisë dhe përpjekjeve tona, e që ishte edhe në ballë të luftës sonë çlirimtare dhe element i aktit të betimit të UÇK-së.Jemi kundër heqjes së flamurit kombëtar por edhe kundër heqjes së atij shtetëror, dhe me këtë rast kërkojmë nga institucionet dhe partitë politike që të mos i nëpërkëmbin asnjërin nga këta flamuj, e aq më tepër që ata të zhvendosen natën.Të nderuar qytetarë,Pavarësia e Kosovës duhet të jetë dita që na bashkon dhe jo ditë që na për përçanë si shqiptarë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT