Tragjedia e Gërdecit hetohet pas 12 vitesh/ Avokati i familjes Durda: Ra pengesa absurde juridike, çështja Mediu, e komplikuar

Avokati i familjes Durda, Dorian Matlija, në një reagim pas vendimit të Apelit të Posaçëm për rihetimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu deklaroi se pas 12 vitesh u hoq një pengesë juridike absurde.

Megjithatë ai theksoi se ky është vetëm hapi i parë dhe se procesi do të jetë i gjatë dhe shumë i komplikuar.

“Pas 12 vitesh më në fund kjo pengesë hiqet dhe çështja mund të nisë. Çështja është shumë e gjatë dhe e komplikuar. Edhe Mediu do të bëjë veprimet e veta juridike në bazë të legjislacionit. Jemi ende në fillim. Lajmi i mirë është se është hequr një pengesë absurde juridike.Të gjithë argumentat e shkallës së parë kanë qenë të gabuara”.

Ndërsa Geraldo Durda, vëllai i 7-vjeçarit Erison Durda që humbi jetën në Gërdec, u shpreh: “Nuk e prisnim vendimin, do të jemi të pranishëm në gjykatë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT