Publikoi foton me Soros / Berisha xhindoset me Ramën: Zografi, me një armik të kombit…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me foton që kryeministri Edi Rama publikoi nga Nju Jorku me George Soros.

Berisha i është përgjigjur, duke postuar një foto ku shfaqet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në krah të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ish-presidentin Bill Clinton, burrin e madh të kombit amerikan që udhëhoqi betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës. Në anën tjetër Zografi bis me një armik tjetër të kombit shqiptar, multimiliarderin George Soros që rikthyen kontrollin e shoqërisë civile dhe të sistemit të drejtësisë nga partia shtet në Shqipëri dhe së bashku me serbomadhin Vuçiç projektuan ndarjen e Kosovës, vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon.”-shkruan Berisha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT