Mitingjet e Berishës, ambasadorja Yuri Kim me ‘urgjencë’ në zyrën e Bashës

Ambasadorja amerikane Yuri Kim pritet të shkojë sot në zyrën e Lulzim Bashës. Lajmi konfirmohet nga burime në selinë blu, sipas të cilave Kim dhe Basha do të takohen rreth orës 16:00.

Ky takim vjen pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Lulzim Basha është shprehur më herët se përjashtimi erdhi pas kërkesës së SHBA dhe vënies në dispozicion të disa fakteve rreth shpalljes së Berishë non-grata.

Por ky i fundit ndërkohë ka nisur mitingjet me militantë nëpër rrethe dhe kërkon rehabilitimin e tij përmes mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD.

Duket se ky qorrsokak ku po përpiqet ta fusë Berisha PD-në dhe Bashën do të jetë edhe temë e diskutimit mes kryedemokratit dhe ambasadores amerikane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT