Fjala para OKB / Rama: Kemi vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë. Duhet traktat i ri ndërkombëtar për pandemitë

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke vlerësuar momentin historik, siç tha, të marrjes për herë të parë të Shqipërisë të një karrigeje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Rama tha se “është kënaqësi që të kthehet fizikisht në atë sallë të madhe paqeje dhe ku janë në gjendje që të ndajnë mendimet për botën sot”.

Më pas, Rama u ndal te sfida e botërore, pandemia. Ai tha se Shqipëria ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë, ndërsa bëri thirrje për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive.

“Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë të vaksinuar dhe presim të kemi të gjithë popullsinë gjatë 10 muave të ardhshëm. Asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me këtë pandemi, pabarazia në shpërndarjen e vaksinave ka nxjerrë edhe njëherë në pah nismat e drejtësisë, pse jemi avokatë të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të mbështesim propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive. t’i rezistojmë çdo tundimi për proteksionizëm dhe izolacionizëm”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT