“Po kryen manovra teatrale”! Mediat serbe: Rama nuk takoi Vjosa Osmanin

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Prishtinë në një takim zyrtar me kryeministrin Albin Kurti. Mediat në Beograd kanë shkruar së gjatë mbajtjes së këtij takimi kryeministri Rama ka sulmuar Serbinë. Ato theksuan se ai iu referua veprimeve të ushtrisë serbe si “manovra teatrale”, ndërkohë që shtoi se qeveria e Kosovës po paguan elektricitetin për serbët në Kosovë.
Media serbe shkruan më tej se kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot në Prishtinë se “Serbia po kryen manovra teatrale në veri të Kosovës”.
Në konferencën për shtyp pas takimit me Kryeministrin e Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, Rama vlerësoi se “nuk ka dyshim se në radhë të parë, dhe mbi të gjitha, është Serbia ajo që duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm”.
Ata kanë shkruar edhe për atë që lajmëroi gazeta Shqip se pjesë e axhendës, Rama nuk kishte takim me Vjosa Osmanin presidenten e Kosovës.
Gazeta serbe ka shkruar se nuk është planifikuar një takim midis Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës, Vjos Osmani, dhe Kryetarit të Parlamentit, Glaucus Konjufc./Gazeta Shqip