“Ballkani i Hapur heq kufirin Shqipëri-Kosovë” / Rama: Me marrëveshje dypalëshe nuk na lë SHBA e BE

Kryeministri Edi Rama thotë se Ballkani i Hapur është i vetmi mekanizëm që kanë aktualisht Kosova dhe Shqipëria për të hequr plotësisht kufirin mes dy vendeve.

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, Rama u shpreh se heqja e këtij kufiri nuk mund të bëhet me marrëveshje dypalëshe, sepse kundërshtohet nga partnerët ndërkombëtarë.

“Se të vjen Brukseli, të vjen Uashingtoni e të tjerë e të thonë: ça është kjo? Jo! Është Shqipëri e Madhe”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se nëse Kosova bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, ku do të jetë edhe Serbia, atëherë kufiri me Shqipërinë mund të hiqet lehtësisht.

“Ballkani i Hapur nuk ka veto si BE. Ne mund të bëjmë ça të duam me kufirin me Kosovën, e pastaj Kosova të bëjë ça të dojë me kufirin e saj me Serbinë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT