LAJM I FUNDIT/ Çfarë po ndodh? Shifra të frikshme! Rekord tjetër viktimash nga COVID në 24 orë

Janë kryer 4064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 295 qytetarë, në këto bashki:

162 qytetarë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.

Janë 10,841 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 trembëdhjetë qytetarë: 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 33-73 vjeç, 8 qytetarë nga Tirana të moshave 66-73 vjeç, 1 qytetar nga Rrogozhina 61 vjeç

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154,694 që nga fillimi i epidemisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT