“Do vij në Shqipëri të takoj familjen”! Florian Marku tregon ndeshjen e radhës: Më 20 Nëntor

Florian Marku, boksieri që bëri të gjithë shqiptarët krenarë me fitoren e madhe ndaj ukrainasit dy ditë më parë ka treguar së fundmi datën e sfidës tjetër. Në një intervistë për Oranews, ai është shprehur se në 20 nëntor ka ndeshjen e radhës. Marku tregon se do të bëjë një javë pushim dhe do të vizitojë familjen në Shqipëri.

Ndër të tjera Marku rrëfen edhe emocionet në ring. Ai shprehet se publiku në stadiumin e Tottenham kishte ardhur pothuajse i gjithi për të. Në momentin që ai ka mbaruar ndeshjen, shumë janë larguar.

“Unë kam një ndeshje me 20 nëntor. Do të rri një javë pushim dhe pastaj do të vizitoj edhe familjen time, kur të vi aty. Kam mbajtur qetësinë në ndeshje, kishte rreth 400 shqiptarë
Unë nuk i kam problem mesazhet e politikanëve dhe nuk jam pjesë e ndonjë partie, i mirëpres nga të gjithë. Unë isha ndeshja e dytë e eventit. Nuk e kemi pritur aq shumë njerëz. Publiku kur mbarova unë ndeshjen u larguan më pas, nuk u interesonte kush ndeshej më vonë. Unë e kam nisur boksin në Greqi, por me kickboks. Por mua më kanë quajtur gjithmonë si boksieri dhe prandaj kam kaluar lehtë në boks,” tha Marku

Back to top button
LAJMET E FUNDIT