Krisje e re? Fatbardh Kadilli formon lëvizjen brenda PD-së

Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli do të prezantojë këtë të martë forumin e ri brenda PD-së, të quajtuar “Iniciativa Demokratike”, iDE.
Krijimi i këtij forumi vjen në një kohë kur situata brenda PD-së shfaqet e tensionuar, që pas përjashtimit të liderit historik Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat.
Nuk dihet nëse kjo nismë do të konkretizohet me krijimin e një partie të re politike duke krijuar një ccarje të PD-së, apo Kadilli pret të jetë në radhët e demokratëve si alternativë e re për marrjen e drejtimit të partisë më të madhe opozitare.
Kadilli duket se po ndjek teorinë se “kur përplasen dy vetë, i treti përfiton”.