“21-vjeçari nuk pranoi të dilte nga makina, e goditi në zemër oficerin”/ Gazetari: Është lokalizuar autori i vrasjes (FOTO)

Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të Krimit në Lezhë, Saimir Hoxha. Aldi Rama është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, e si pasojë forcat e shumta të policisë janë në kërkim për kapjen tij.

Forcat e RENEA-s dhe FNSH-së kanë nisur kërkimin nga toka dhe nga ajri. Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, gazetari Klodian Zhivani, u shpreh se është lokalizuar autori i vrasjes në një zonë të Kune Vainit.

“Është lokalizuar zona, është një distancë e largët nga vendi i ngjarjes. Helikopteri ka pikasur autorin, por për shkak të shkurreve ka pasur mundësi të fshihet, por për momentin. Janë në dy krahët e zonës që RENEA dhe FNSH po kontrollojnë”, tha gazetari i njohur.

“21-vjeçari nuk pranoi të dilte nga makina, e goditi në

Ndërsa i pyetur se sa persona kanë qenë në makinë me autorin e ngjarjes, Zhivani tha 3. Sipas tij, oficerët e policisë u kanë bërë thirrje që të dalin nga makina dhe Aldi nuk ka pranuar.

“I kanë ndaluar dhe i kanë thënë që të dalin jashtë. Shoferi dhe njëri nga pasagjerët kanë dalë, i treti nuk ka pranuar. I kanë bërë thirrje disa herë për të dalë dhe më pas e ka goditur në zemër. Dy personat e tjerë janë shoqëruar në polici dhe kanë ndihmuar për gjetjen e autorit të dyshuar. Kanë bërë deklaratat e tyre në polici. Edhe ata janë të rinj, rreth të njëjtës moshë me Aldin”, vijoi gazetari i Top Channel.

“21-vjeçari nuk pranoi të dilte nga makina, e goditi në

“21-vjeçari nuk pranoi të dilte nga makina, e goditi në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT