“Kurti hoqi dorë nga urrejtja ndaj qeverisë shqiptare”/ Frrok Çupi: Ja pse Rama është ‘lider’ i rajonit

Analisti Frrok Çupi i ftuar në Breaking në Top News ditën e sotme bëri një analizë të takimi Rama-Kurti ditën e djeshme në Kosovë.
Sipas Çupit Albin Kurti hoqi dorë nga urrejtja dhe sulmi ndaj qeverisë shqiptare
“Albin Kurti është vendosur fort kundër qeverisë shqiptare, Rama dhe Kurti u takuan ballë për ballë dhe lëshuan armët. Dje mes dy liderëve është folur politikisht ftohtë. Kurti hoqi dorë nga urrejtja dhe sulmi ndaj qeverisë shqiptare. Pashë dje se dhe qeveria e Kosovës nuk është totalisht kundër Ballkanit të Hapur,” tha Çupi.
Rama – kryetar i rajonit, pse e ka marrë këtë përsipër?
“Duke njohur Ramën si tip, ai është ashtu, një njeri përbashkues, nuk ka qenë kurrë konfliktual, nuk i ka shkuar të keqes mbrapa, i ka lënë atje. Nëse i ka bërë dhe dikush hile në basketboll, ai e linte me aq. Ka qenë figurë intelektuale, rebele. Rama ka dhe mbështetjen e Perëndimit, është parë si më paqësori, është parë si gjetësi i zgjidhjeve deri tani, jo konfliktual” tha analisti.