SHÇBA nis hetimet: Pse nuk vepruan kolegët e policit të vrarë? Momenti kur 21-vjeçari merret me ambulancë

Vrasja e oficerit të policisë Saimir Hoxha në Lezhe, nga 21 vjeçari Aldi Rama, ngre dyshime mbi reagimin e policisë.
Në momentin e ekzekutimit, Hoxha ishte bashkë me 3 efektivë të tjerë, por mbetet e pashpjegueshme sesi autori i krimit arriti të arritiset.
Mësohet se SHÇBA ka nisur hetimin për veprimet e policëve, para dhe pas vrasjes së efektivit Saimir Hoxha.
Ja disa pyetje që kërkojnë përgjigje: Cili ishte reagimi i efektivëve të tjerë të policisë pas ekzekutimit të kolegut të tyre? Pse nuk arritën që ta arrestonin në flagrance 21 vjeçarin?
Pas krimit makabër, 21 vjeçari mësohet se ka qëlluar ndaj vetes. Më poshtë mund të shihni momentin ku në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë. Mësohet se 21-vjeçari është në gjendje shumë të rëndë për jetën./Gazeta SHQIP