“O Edi është bërë shumë më i…”/ Vrau policin, çfarë komentonte babai në foton e të birit me Ramën

21-vjeçari Aldi Rama është i riu që vrau efektivin e Policisë së Shtetit, Saimir Hoxhën. I riu, i njohur si problematik, nuk ngurronte që të pozonte me armë edhe në rrjetet e tij sociale.

Por njërën e kishte foton më të veçantë, një me kryeministrin Edi Rama, gjatë një vizite të këtij të fundit në Lezhë.

Poshtë fotos spikat edhe komenti i të atit të Aldit, Rufan Ramës, i cili shkruan se tashmë i biri i tij ishte bërë më i gjatë dhe më i keq se kryeministri.

“O Edi është bërë shumë më i gjatë se ti Aldi dhe shumë më i keq se ti”-shkruan i ati.

Pas vrasjes së policit, 21 vjeçari qëlloi edhe veten. Pas arrestimit, ai u dërgua në spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“O Edi është bërë shumë më i...

Back to top button
LAJMET E FUNDIT