Berisha ‘rregullon biografinë’ para demokratëve: Policin Hoxha e vranë bandat e Edvin Drogës!

Pasi po degjeneron Lulzim Bashën çdo ditë para demokratëve, Sali Berisha ka gjetur një moment të rregullojë ‘biografinë’ dhe të sulmojë edhe Edi Ramën.

Ai ka reaguar për vrasjen e efektivit të policisë Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama, gjatë një operacioni për kontroll të kultivimit të drogës.

Teksa iu shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve, Berisha shkruan se Hoxhën e vranë “narkobandat e narkoqeverisë”.

“Nderim per oficerin e policise Sajmir Hoxha. Ai ra ne krye te detyres! E vrane narokobandat e narkoqeverise! Miq, sot ra ne krye te detyres ne moshen 44-vjeçare oficeri i policise se komisaritatit te Lezhes Saimir Hoxha. Sajmiri u vra nga narkobandat e narko qeverise. Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle per vepren, sakrificen e tij sublime ne permbushje te detyres dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjes te Sajmirit, miqve dhe te afremve te tij. Miq, Oficeri i policise Sajmir Hoxha po kontrollonte per parcela droge ne Ishullin e Lezhes dhe u qellua per vdekje nga narkonbandite qe ruanin keto parcela te mbjella me inkurajimin direkt te Edvin Droges, i cili per qellime elektorale u zotua se do te legalizonte mbjelljen e Kanabisit si bime medicinale. Ai nxiti keshtu shumfishimin e siperfaqeve te mbjella por dhe te narkobandave te armatosura te lidhura me narkoqeverine e narkoshtetit dhe kreun e tij te meduzes. Ndaj dhe them me bindje te plote se vrasesi ne prapavije i Sajmirit dhe shume te tjereve eshte vet narkoshteti.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT