Kosova nuk tërheq policinë speciale nga Veriu, serbët kanë marrë deri tani mbi 11 mijë targa

Ministri Sveçla deklaroi se ka një ashpërsim të retorikës nga autoritete serbe dhe për këtë është e nevojshme qëndrimi i Njësisë Speciale në pikat kufitare në veri.

Në krah të homologut të tij austriak, Karl Nehammer Sveçla ka thënë se qëndrimi i policisë kufitare në veri nuk është provokim dhe as kërcënim për qytetarët serbe qe deri tani kane marre mbi 11 mijë targa për të hyrë në Kosovë.

Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer nga Prishtina, ka bërë thirrje për vigjilencë, duke shtuar institucionet kosovare po veprojnë në mënyrë të kujdesshme e pozitive në këtë situatë.

Nehammer thotë se dhuna nuk është mjet politik, derisa ka shtuar se nuk duhet provokuar nga këto situate ndërsa e ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës që sipas tij po e ruan qetësinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT