Del ekspertiza mjeko-ligjore e Aldi Ramës, ja çfarë zbuluan ekspertët

Ka përfunduar ekspertiza mjeko ligjore e Aldi Ramës, i cili dje vrau nënkomisarin Saimir Hoxha dhe pas 5 orësh ndjekje nga policia ai qëlloi veten.

Burime për media bëjnë me dije se sipas ekspetizës të riut i është shkaktuar vdekja nga plumbi që kishte marrë në kokë nga krahu i djathtë.

Mësohet se mjekët nuk kanë kryer operacion, pasi nuk kishtë predhë brenda, por që plaga e madhe dhe gjakëderdhja i ka shkaktuar vdekjen.

E pranishme në morgun ku ndodhet trupi është vetëm tezja e 21-vjeçarit.

Si ndodhi ngjarja:

Saimir Hoxha së bashku me disa efektivë të tjerë ishin për të shkatërruar miniparcelë me drogë, ku u shkëmbyen me një makinë, ku edhe ndodhej autori Aldi Rama.

Grupi i kontrollit ka vendosur që ta ndalojë automjetin dhe të ushtrojë kontroll, në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”. Pasi iu është dhënë shenjë ndalimi, me qëllim verifikimin e tyre, automjeti është ndaluar dhe punonjësit e Policisë, pasi janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit, u kanë kërkuar personave që ndodhshin në automjet dokumentet e identifikimit dhe kanë ushtruar kontroll fizik tek shtetasit Armando Marku dhe Kristjan Sherri, të cilët kanë paraqitur dokumentet e identifikimit dhe i janë bindur kontrollit fizik të Policisë.

Në momentin që nënkomisar Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasit që ndodhej në sediljen e pasme të automjet, ai është shprehur se ”Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, dhe ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë, duke e plagosur rëndë atë. Gjatë transportit për në spital, oficeri i Policisë ka gjetur vdekjen.

Pas 5 orësh kërkim Aldi Rama ka qëlluar vetem me armë në kokë, ndërsa sot ndërroi jetë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT