Vendimet e reja të qeverisë Rama/ Që nga shpronësimet, tek mësimi në kohë Covidi e deri tek krimet në Spanjë

Ministrat e qeverisë Rama 3, nga ambjentet e jashtme të kryeministrisë njoftuan sot vendimet e reja.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se gjatë mbledhjes së qeverisë, janë miratuar një sërë shpronësimesh për të vijuar punët infrastrukturore në disa qytete të Shqipërisë.

Balluku tha se do të vajohen punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës dhe unazën e Korçës, e po ashtu, është bërë shpronësimi i një zone, ku pritet të kalojë TAP.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka depozituar disa projektvendime, sidomos shpronësime. Shpronësim për të vazhduar punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës. Gjithashtu kemi aprovuar sot, vazhdimin për shpronësimin e punimeve në unazën e Korçës, kjo rrugë krijohet jo vetëm për trafikun, por për t’u dhënë akses qytetarëve.

Dua të përmend këtu dhe vendimin që kemi marrë për shpronësimin e një zone që kaluar për TAP. Në të ardhmen ajo do të luajë një rol të rëndësishëm, sepse do të jetë TAP pjesë e projektit që kemi nisur. Ne kemi hedhur hapat për TEC-in e Vlorës,” tha Balluku.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar marrëveshjen e re të Shqipërisë me Spanjën për ekstradimet.

Manja informon se tashmë shqiptarët që kanë kryer krime në Spanjë nuk mund të gjejë strehë në Shqipëri dhe anasjelltas.

Ai e cilëson këtë marrëveshje si një sinjal të qartë për botën e krimit.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje të re me Spanjën. Eleminojmë një pengesë ligjore mes dy vendeve, që ka të bëjë me rezervën ligjore me të cilën Shqipëria ka ratifikuar për moslejimin e shtetasve shqiptarë drejt Spanjës dhe anasjelltas. Eleminohet kjo. Me Spanjën, autoritetet tona gjyqësore do të lejojnë ekstradimin e shqiptarëve drejt Spanjës dhe anasjelltas.’’- tha Manja.

Për mediat, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tregoi vendimet që janë marrë në sektorin e Shëndetësisë.

Ajo tha se janë marrë të gjitha masat për trajtimin shëndetësor, sidomos për të prekurit nga COVID, si dhe nënvizoi se më shumë se 150 punonjës shëndetësorë janë shtuar për të përballuar efektet e COVID-19.

“Ne kemi vendosur objektiv vaksinimin e të gjithë popullatës në marsin e ardhshëm. Dy vendime të tjera lidhen me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve. Janë vendosur fondet e nevojshme për ato programe që duhen mbështetur, ku efekti direkt, apo indirekt nga COVID-19 të mbështeten financiarisht që qytetarëve të mos i mungojë trajtimi shëndetësor,” tha ajo.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është përpjekur të qetësojë prindërit e shqetësuar për zhvillimin me turne të procesit mësimor dhe me orë të shkurtuara.

“Të gjithë e dimë që jemi ende në situatë pandemie. Një nga rregullat që duhet të zbatojmë në shkollat tona është edhe distanca fizike, ndaj në ato shkolla ku numri i nxënësve është i lartë, jemi të detyruar të zbatojmë turnet.

Dua t’i qetësoj prindërit duke iu thënë që ky nuk është vendim definitiv që do zbatohet për gjithë vitin, por është sipas situatës. kom i ekspertëve e vlerëson në një sistem javor, 2-javor dhe shumë shpejt do ketë një vendim tjetër, duke shpresuar që procesi i vaksinimit do na çojë drejt normalizimit. Një pjesë e shkollave e zbatojnë. 87% e mësuesve sot janë të vaksinuar, 71% janë të vaksinuar me të dy dozat dhe pjesa tjetër pritet të marrin dozën e dytë”, deklaroi Kushi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT