“Duam ta shndërrojmë Vlorën një vend që shpërndan gaz në Ballkan”! Balluku: Porti i Durrësit do përfundoj për 36 muaj

“Duam ta shëndërrojmë Vlorën një vend që shpërndan gaz në Ballkan”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ditën e sotme në emisionin Breaking në Top News.

Ministrja Balluku foli dhe për portin e Durrësit ajo tha se: afati përfundimtar i portit të Durrësit do të jetë 36 muaj, kompania e cila do ndërtoj ja ka nisur nga puna.

“Shqipëria synon të kthehet në një eksportues, njerëzit janë të etur për më shumë projekte. Duam ta shëndërrojmë Vlorën një vend që shpërndan gaz në Ballkan.  Puna e portit të Durrësit ka nisur, në garë morën pjesë 14 kompani dhe fituan vetëm 5 prej tyre kanë dale në garë për fazën e dytë.  Afati përfundimtar i portit të Durrësit do të jetë 36 muaj, kompania e cila do ndërtoj ja ka nisur nga puna.  Në 2025 do të kemi portin e ri të Durrësit, ai do menaxhohet nga shteti shqiptar. Shpresojmë të jetë një nga industritë më fitimprurëse të ekonomisë shqiptare”, tha Balluku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT