‘Lufta’ ndaj Lukashenkos/ Liderja e opozitës bjelloruse: Shqiptarëve do u kërkoja që..

Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja e opozitës bjelloruse, ishte e ftuar sot në emisionin “Zona Zero” në Top News për një intervistë ekskluzive me moderatorin Thimi Samarxhiu.

Ajo foli për një sërë çështjesh që nga regjimi i Lukashenkos, ndikimin rus në Bjellorusi e Ballkan e deri te marrëdhëniet me Shqipërisë.

Ju përmendet vaksinën ruse SPUTNIK, dihet që Bjellorusia ka ndikim nga Rusia, shihet dhe një përpjekje e Rusisë për të ndikuar në Ballkan, për njerëzit në Shqipëri që thonë që është mit dhe nuk ka ndikim rus, a mund të na flisni se çfarë do të thotë ndikim rus?

“Rusia është fqinji ynë dhe do të jetë gjithnjë i tillë. Dhe ne do të kemi gjithnjë marrëdhënie tregtare me ta. Rusët janë të mrekullueshëm. Por fakti se Kremlini mbështet Lukashenkon financiarisht dhe politikisht, do të thotë se ai mbështet dhunën dhe torturat në Bjellorusi dhe ne jemi shumë të zhgënjyer me këtë. Por Lukashenko dhe presidenti Putin kanë një miqësi të hershme, por unë do të thoja se është një miqësi e cuditshëm.

Ata i leverdisin njëri tjetrin, ata janë mësuar me njëri tjetrin, dijnë si ta përdorin njëri tjetrin …por së fundmi Lukashenko është bërë toksik për vendet evropiane dhe ai nuk është më i leverdisshëm për kremlinin. Por nuk ka asnjë tjetër më besnik ndaj Rusisë. Ne gjithnjë i dërgojmë mesazhe Kremlinit: Ne kemi nevojë për ju por ne kemi nevojë që marrëdhëniet tona të jenë më transparente, më të hapura, bjellorusët duhet ta dijnë se cfarë marrëveshjesh kemi, sepse kjo ka qenë gjithnjë e fshehtë.

Një vend stabël dhe i qetë është në të mirën tuaj po ashtu. Pra nëse doni të luani një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës bjelloruse, mjaft e mbështetët Lukashenkon. Lufta jonë nuk është gjeopolitike, nuk është mes nesh dhe jush. Është kundër diktaturës, për të drejtat tona. Ne po përpiqemi shumë ta promovojmë këtë mesazh…por duhet të përballemi me atë cfarë kemi përpara”.

Besoni ndonjëherë që Kremlini do heqë dorë nga besimi që ka tek Lukashenko?

“Ne nuk e dijmë. Ne përpiqemi të dërgojmë mesazhin se jemi fqinj dhe kemi nevojë për marrëdhënien tonë, por nuk do të ketë Bjellorusi stabël me Lukashenkon.

Duhet të dalim nga kjo krizë para së gjithash. Nuk i takon asnjë vendi tjetër të vendosë se cfarë do të ndodhë me Bjellorusinë. Është vetëm në dorën e bjellorusisë të vendosë për të ardhmen e saj.

Ne nuk jemi pjesë e rusisë. Ne jemi një vend i ndarë, me kulturën tonë, gjuhën tonë, dhe duam ti zgjidhim vetë problemet. Ndaj mos mbështesni regjimin dhe ne do t’ia dalim vetë”.

Bjellorusia nuk është kthyer në arenë, edhe pse në fakt është kthyer në arenë përplasjesh mes Rusisë dhe BE e SHBA-së. Ju thoni që ne nuk kërkojmë që ju të ndërhyni por lërini njerëzit të marrin në dorë vetë fatin e tyre, dhe mos mbështesni Lukashenkon. Mos do të thotë kjo që Lukashenko do të ketë fatin e Çausheskut?

“Unë mendoj se ai do të ketë fatin që meriton. Nuk e di si do të zhvillohen ngjarjet për të. Ai ende mundet të dalë nga kjo situatë, pa më shumë viktima, por unë kam dyshime në këtë pikë, sepse ai në të vërtetë e adhuron pushtetin dhe detyra jonë është që ta bëjmë atë të kuptojë se nuk ka rrugëzgjidhje tjetër vec zgjedhjeve të lira. Bjellorusët nuk të pranojnë më.

Ti e humbe imazhin e liderit të fortë dhe u bëre kriminel në sytë e njerëzve. Dhe deri sa të vazhdosh të kacavirresh pas kësaj fuqie, njerëzit do të luftojnë. Unë mendoj se pjesa më e madhe e njerëzve e duan lukashenkon para një gjykimi të drejtë, ai ndoshta mund të largohet nga vendi. Nuk e di se cili do të jetë fati i tij. Por ne duhet të mendojmë jo për fatin e tij por për atë të Bjellorusisë”.

Meqë jemi tek fati i Bjellorusisë, si do jetë Bjellorusia nën drejtimin tuaj, si e keni menduar ju?

“Pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ne bjellorusët do të përpiqemi të ndërtojmë një vend të sigurt, ku sundimi i ligjot të mbretërojë, ku populli të respektohet nga qeveria, ku njerëzit ndjejnë përgjegjësi për të ardhmen.

Ne jemi një vend i hapur për gjithë fqinjët tanë, një vend transparent, duam të bashkëpunojmë dhe të kemi marrëdhënie tregtare me të gjitha vendet, jemi me zemër të hapur dhe kështu edhe më të lumtur”.

Marrëdhëniet me Shqipërinë: Si mendoni që Shqipëria një vend që gjiithnjë ka pritur persona nga e gjithë bota, që është treguar zemërgjerë. Çfarë do i kërkoni njerëzve shqiptarë, jo qeverisë për të ndihmuar bjellorusët?

“Unë duhet të them se cdo shqiptar mund të tregojë solidaritet me bjellorusët, mbi të gjitha me ata që janë pas hekurave sepse sigurisht ata do ti kuptojnë vuajtjet e atyre që kërkojnë ndryshim.

Ndaj unë kërkoj që pasi të shohin këtë program, të gjejnë adresat e burgjeve ku janë njerëzit tanë dhe tu shkruajnë letra atyre. Ata do të jenë shumë të lumtur. Vetëm shpenzoni 10 minuta nga jeta juaj dhe do ta bëni ditën e atyre që janë pas hekurave të gëzueshme. Faleminderit në avancë, është shumë e rëndësishme”.

Në regjimin komunist letrat kontrolloheshin, ndodh e njëjta gjë? A mund t’i marrin ata letrat

“Jo të gjitha letrat u shkojnë të burgosurve, por edhe vetëm nëse marrin një pjesë të tyre kjo do të ishte dicka e mirë.

Sigurisht, kush do të bëjë më shumë, mund të bëjë donacione për familjet e të burgosurve politikë, fëmijët e tyre ose për iniciativa që ndihmojnë me avokatë etj. Ka shumë mënyra për të ndihmuar vetëm zgjidhni një ose dy dhe do të ishte shumë bukur”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT