“Shqiptarët e Maqedonisë kanë vështirësi serioze ta bëjnë dallimin midis kombit dhe religjionit”

-“Në rrafshin praktik nacionalizmi shqiptar kurrë s’ka qenë uniform.
Janë tri rryma të tij që vazhdimisht kanë pasur probleme të bashkëveprimit me njëra-tjetrën.
1. Nacionalizmi zyrtar i Shqipërisë, me qëllimin e tij themelor ruajtjen e sovranitetit të shtetit shqiptar dhe kufijve të tij të vitit 1913.
2. Nacionalizmi unifikues i Kosovës, me qëllimin e tij themelor bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
3. Nacionalizmi fetar i shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët, duke qenë të ndikuar pak nga ideologjia e Rilindjes
Kombëtare Shqiptare, gjithmonë kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë vështirësi serioze që të bëjnë dallimin midis kombit dhe religjionit, dallim që është esencial në doktrinën themeltare të nacionalizmit shqiptar”.