E rëndë! Koronavirusi i merr jetën 24 vjeçares, Xheni Kaba u dërgua për mjekim të specializuar në Turqi

Koronavirusi vijon të godasë të rinjtë, 24 vjeçarja Xheni Kaba, ka humbur jetën këtë të premte në një spital turk ku ishte dërguar për mjekim më të specializuar.
E reja është infektuar gjatë shtatzënisë së saj, ku për shkak të gjendjes shëndetësore mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme, por gjendja e saj u përkeqësua më shumë duke bërë të mundur që të dërgohej në Turqi.
Fatkeqësisht mësohet se e reja ka mbyllur sytë përgjithmonë, lajm që bëhet i ditur dhe nga familjarët e saj.
Motra e 24 vjeçares prek me fjalën e saj për ndarjen nga jeta të parakohshme të Xhenit, ku i premton se gocës së saj nuk do i mungojë asgjë.