Pakti me Serbinë/ PSD lyen bojë veturat e qeveritarëve: Pas targave fshihet Asosacioni

Partia Socialdemokrate sot ka mbajtur protestë pranë Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen për targat e automjeteve, duke e kundërshtuar paktin e arritur një ditë më parë në Bruksel.

Aktivistët e PSD-së kanë vendosur stikersa(letër ngjitëse) në veturat zyrtare të Qeverisë. Po ashtu, aktivistët kanë shkruar në veturat zyrtare “KM” që nënkupton ‘Kosovska Mitrovica’

Targat me mbishkrimin “KM” për të cilat është arritur pajtim që të futën në Kosovë me një ngjitës, njëjtë sikur targat e tjera të Serbisë. Këto targa prodhohen dhe lëshohen nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

“Mbi të gjitha, kjo marrëveshje është katalizator për formimin e Asociacionit. Një gjë të tillë tashmë e bëri të qartë shprehimisht zyra e shërbimit të jashtëm të BE-së pas nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo sepse Qeveria po këmbëngulë në zbatimin e një marrëveshjeje të Brukselit, tash marrëveshjet e tjera presin. Asociacioni ndër të parat”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Reagimi i plotë

Marrëveshja për targat, katalizator për Asociacionin

Marrëveshja që u nënshkrua dje, e ka edhe mbrapa edhe përpara Asociacionin. Është edhe në logjikën e Asociacionit. Trajtim i ndarë mbi targat ka parasysh kritere etnike e territoriale, kritere të Asociacionit. Targat e tilla janë ilegale, thotë Qeveria, por në të njëjtën kohë i njohim me marrëveshje.

Do të mund të flitej për reciprocitet të plotë në targa sikur Kosova të prodhonte targa për shqiptarët e Luginës, dhe këtë ta pranonte Serbia. Por jo, është vetëm veriu i vendit që po trajtohet në mënyrë të diferencuar.

Marrëveshja për targat është kthim mbrapa në dialogun teknik. Kosova po dialogon për targa e letërngjitëse, dhe jo për marrëveshje finale.

Mbi të gjitha, kjo marrëveshje është katalizator për formimin e Asociacionit. Një gjë të tillë tashmë e bëri të qartë shprehimisht zyra e shërbimit të jashtëm të BE-së pas nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo sepse Qeveria po këmbëngulë në zbatimin e një marrëveshjeje të Brukselit, tash marrëveshjet e tjera presin. Asociacioni ndër të parat.

Pakti me Serbinë/ PSD lyen bojë veturat e qeveritarëve: Pas

Pakti me Serbinë/ PSD lyen bojë veturat e qeveritarëve: Pas

Pakti me Serbinë/ PSD lyen bojë veturat e qeveritarëve: Pas

Pakti me Serbinë/ PSD lyen bojë veturat e qeveritarëve: Pas

Back to top button
LAJMET E FUNDIT