“Le të vriten me njëri tjetrin”! Banorët: Ja çfarë na tha Rakip Suli për përplasjen me punëtorët e firmës (Video)

Banorët e Laknasit janë përplasur me përfaqësuesit e firmës pasi këta të fundit, nuk repsektuan paktin për të pritur vendimin e gjykatës. Fadromat e frimës janë paraqitur mëngjesin e sotëm për të vazhduar me prerjen e pemëve.
Ndërsa banorët kanë komunikuar edhe me kryebashkiaku ne Kamzës, Rakip Sulin dhe thonë se ky i fundit u ka thënë të shkojnë e të vriten me njëri tjetrin. Lidhur me këtë pretendim nga ana e banorëve , ku nuk dëgjohet personalisht kryebashkiaku Rakip Suli duke e thënë një gjë të tillë, por qytetarja pretendon se biseda ka qenë e tillë.
Banoret:
Na ka thënë dilni dhe vrituni me të firmës e kam këtu në video Rakip Sulin. Këtu jemi në pronën tonë, më mirë të kapim kallashin me i rrafshu të gjithë.
Cfarë don ai tek shtëpia e huaj, pa leje pa asgjë. Për cfarë ka ardhur. Jo dinamit po edhe me raketa të vijnë atëq vend nuk e marrin pa vendim gjykate.
Video e marrë nga Faxnews
Kujtojmë se projekti për ndërtimin e thertores së Laknasit ka nisur që prej shkurtit të vitit 2019. Banorët e kanë kundërshtuar që prej fillimit këtë projekt që cënon shtëpitë e tyre për shkak të afërsisë me thertoren e derrave. Por edhe pse kryetari Xhelal Mziu u largua, i njëjti projekt ka marrë jetë edhe me kryebashkiakun Rakip Suli. Edhe pse çështja është tashmë në dyert e gjykatës, ku pritet që Apeli i Tiranës do të japë verdiktin se a mund të ndërtohet 5 minuta larg banesave një thertore, bashkia e Kamzës vazhdon duke i dhënë leje kompanisë për të ndërtuar.