Berisha: Sot kryetar i PD-së është Edi Rama! Basha, më i keq se Enver Hoxha

Pengu është i pashpresë. Kështu deklaroi sot Sali Berisha nga Shkodra duke iu referuar kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Ai deklaroi se Basha injoroi anëtarësinë dhe forumet kur e pezulloi atë nga Grupi Parlamentar i PD.

“Sot PD ka një narko-kryetar që është Edi Rama dhe një peng të tij që është Lulzim Basha. Këtu s’është çështja mes Bashës dhe Berishës, por e drejta e votës e forumeve. Lexojeni pak dhe mendojeni mirë, se të tillë s’mund të jenë qytetarët e lirë, por mercenarët. Edhe në diktaturë, ai të çonte në litar por kishte një procedurë. Ky nuk njeh asnjë procedurë” – tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT