Berisha krenar: Si e kërcënova vëzhguesin ndërkombëtar, Fatos Klosi i dha një qese të madhe…

Sali Berisha tregoi sot nga Shkodra episodin me një ëvzhgues ndërkombëtar pas zgjedhjeve të vitit 2001. Ai tha se Lulzim Basha duhet të bënte të njëjtën gjë, duke u ankuar në organizmat ndërkombëtare.
Sipas Berishës, në 2001 ai kishte filmuar ish-kreun e SHISH duke i dhënë një qese një vëzhguesi. Berisha nënkuptoi se bëhej fjalë për të blerë qëndrimin e ndërkombëtarëve në shkëmbim të parave.
“Fatos Klosi i dorëzoi një qese të madhe një vëzhguesi ndërkombëtar. Unë i çova fjalë dhe i thashë: Po e çele gojën për këto zgjedhje (se ishin të mira), do të dalin të gjitha fotot” -tha ai.