Këshilltari gjerman i Bashës i kërkon dorëheqjen: Largohu, shkele statutin dhe përjashtove liderin Sali Berisha!

Martin Henze, këshilltar i Lulzim Bashës dhe një person që PD e ka shitur si person pran kancelares gjermane Angela Merkel, kërkon dorëheqjen e kryedemokratit. Ai shkruan se Lulzim Basha duhet të dorëhiqet pas vendimeve që ka marrë ditët e fundit.
Këshilltari i Bashës, i njohur dhe si një njeri i afërt me Berishën, i referohet vendimit për përjashtimin e liderit historik të demorkatëve nga Grupi Parlamentar dhe vendimit të Lulzim Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.
“Më e rëndësishmja është, që kryetari të japi dorëheqjen, për veprimet e tij të paligjshme javën e kaluar, për marrëveshjen e fshehtë me Ramën, për transaksionet ilegale financiare në SHBA, e ndjekur nga një fotografi me Trump”, shkruan Henze.
