Projekte ambicioze në vend/ Politikani izraelit ‘zbarkon’ në Tiranë, bën edhe shqiponjën (FOTO)

Yehiel “Hilik” Bar, i njohur gjerësisht si Hilik Bar, është një prej politikanëve izraelitë që ka guxuar më shumë.

I përkushtuar thellësisht ndaj çështjes së Izrael-Palestinë, ai erdhi me plot ide për zgjidhjen e një konflikti të ditur prej kohësh.

Hilik Bar shërbeu si nënkryetar i Knesset (Parlamenti Izraelit) dhe si deputet nga viti 2013 në vitin 2019. Deri para pak kohësh, Bar ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Laburiste të Izraelit, më i riu në moshë deri më sot.

Bar luajti një rol vendimtar në udhëheqjen e rehabilitimit të Partisë Laburiste gjatë periudhës së vështirë të partisë së bashku me kryetarin e përkohshëm Micha Harish, deri në zgjedhjen e Shelly Yachimovich si udhëheqëse.

Ky i fundit luajti një rol të rëndësishëm në drejtimin e Kuvendit Knesset për zgjidhjen e konfliktit izraelo-arab. Në korrik të vitit 2015, Bar skicoi një plan diplomatik për vendosjen e paqes dhe zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Që prej atëherë këtë skicë diplomatike ai po e prezanton në universitetet kryesore, parlamentet dhe institucionet në  të gjithë botën.

Bar zhvilloi qindra ngjarje, takime, konferenca dhe fjalime në Knesset, në të gjithë Izraelin, në Autoritetin Palestinez dhe në mbarë botën, të gjitha synonin vendosjen e paqes izraelito-palestineze në rendin e ditës  dhe shtyrjen e 2 vendeve drejt një zgjidhjeje – duke siguruar kështu një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët.

Bar gjithashtu shkroi në një farë mënyre historinë duke pritur delegacionin e parë zyrtar palestinez brenda Knesset. Një hap ky tepër i guximshëm duke pasur parasysh tensionet midis dy vendeve.

Deri në vitin 2013, Hilik ishte anëtar i këshillit të Jeruzalemit për marrëdhëniet me jashtë dhe turizmin.

Më herët shërbeu si këshilltar i lartë i ministrave të ndryshëm në kabinetin qeveritar izraelit. Pas Bachelor-it dhe Master-it për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Hebraik, ai ka qenë student i dy programeve të shquara të Departamentit të Shtetit – Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë dhe Programit të Lidershipit të Vizitorëve Ndërkombëtarë.

Së fundmi ai ka ardhur në Shqipëri për të vënë në jetë disa projekte ambicioze. Bar u prit nga ish-ministri i Financave, Arben Malaj.

Në një foto të bërë me këtë të fundit, Hilik Bar, shfaqet duket bërë edhe simbolin e shqiponjës.

Projekte ambicioze në vend/ Politikani izraelit 'zbarkon' në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT