“Çoju malsi s’kena bija me i vra”, paralajmërohet protestë pas vrasjes së 19-vjeçares shqiptare nga partneri i saj

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mal të Zi, ku 19 vjeçarja shqiptare Sheila Bakija është vrarë nga partneri i saj.
Autori pasi vrau 19-vjeçaren ka vrarë edhe gjyshen dhe ka plagosur babanë e vajzës, ndërsa më pas është arratisur.
Autori Ilir Gjokaj është ende në kërkim. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka pasur reagime të shumta, ku sot është organizuar edhe një protestë para institucioneve në Tuz.
“Çoju malsi en kam se nuk kena bija me vra…Çonu se sot asht e dikujt tjetër nesër muj me ken en der tate” thuhet në posterin ku ftohen qytetarët në protestë.
