Eurodeputeti: BE, hipokrite me Shqipërinë, negociatat s’i pengon Bullgaria

Nga Erisa Zykaj
Pak ditë para samitit BE-Ballkan Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, pritet gjithnjë zgjidhja e ngërçit bilateral të krijuar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Në një intervistë për ABC, eurodeputeti bullgar, Andrey Kovatchev, që është zëvendëskryetar i grupimit të partive popullore europiane në Parlamentin Europian shpjegon, se problemi i vërtetë i ngërçit nuk është identiteti dhe gjuha e Maqedonisë së Veriut, por diskriminimi që i bëhet bullgarëve të Maqedonisë së Veriut, duke mos i integruar në administratën shtetërore dhe qeverisje, duke i trajtuar si tradhtarë, apo bashkëpunëtorë të fashizmit.
Kovatchev e quan krejtësisht të papranueshme dhe hipokrite faktin, që disa shtete anëtare fshihen pas ngërçit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të mos hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.