A do të ketë protesta nga opozita? Salianji: Do të nxisim çdo formë reagimi dhe do të kemi çfarëdo lloj rezistence

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur për problematikat e qarkut të Korçës që prej dy vitesh ka problem ngrohjen.

Sa i përket protestave të mundshme, Salianji tha se nuk përjashton asnjë formë reagimi që të mos preket “kafshata e përditshme” e qytetarëve.

“Ne nuk përjashtojmë asnjë gjë, do të nxisim çdo formë reagimi dhe do të kemi çfarëdo lloj rezistence bashkë me qytetarët që të mos preket kafshata e përditshme edhe vaktet të cilat edhe sot siç besoj e keni parë shumica e familjeve nuk arrijnë t’i plotësojnë”, u shpreh Salianji.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT