“THE GUARDIAN”/ Ambasadori Qirko: S’ka negociata me Londrën për emigrantët, ofrojmë 5 mijë shoferë shqiptarë për krizën

Shqipëria ka thënë se mijëra emigrantë të saj në Mbretërinë e Bashkuar do të ishin të gatshëm të punonin falas për të ndihmuar në trajtimin e krizës së benzinës.
Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko, i tha Guardian: “Nëse qeveria juaj do të donte, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë të besueshëm, ndoshta 5,000 menjëherë”
Por Qirko, i cili sapo kishte kaluar një orë në radhë për benzinë pa sukses, tha se ai besonte se shumë shqiptarë në Britani ishin shoferë kamionësh që mund të ndihmonin për të kompensuar një mungesë të vlerësuar deri në 100,000.
Kryediplomati shqiptar në Londër, përmes një interviste në mediat prestigjoze, ka qartësuar përfundimisht pozicionin e Shqipërisë në lidhje me lajmin për ngritjen e një qendre të pritjes së emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Britaninë e Madhe.
Pas reagimit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Jashtme Olta Xhaçka, kjo deklaratë e Ambasadorit të Shqipërisë, synon t’i jape fund të gjitha spekulimeve.
Lajmi u botua fillimisht nga tabloidi “The Sun”, sipas të cilit në Shqipëri do të krijohen qëndra për mbajtjen e emigrantëve të paligjshëm, të cilët do të hyjnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Pas kësaj ka ardhur sëfundi edhe reagimi i Ambasadorit shqiptar ne Britani Qirjako Qirko.
Në një intervistë të dhënë për gazetarin Mathew Weaver të “The Guardian” ai sqaron se “. . . lajmi i dhënë nga “The Sun” është totalisht i pavërtetë. Nuk ka as diskutime dhe as negociata për këtë çështje”.
Për ta mbështetur intervistën e Ambasadorit, gazeta “The Guardian” ka botuar të plotë edhe reagimin në Twitter të bërë nga Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ku theksohet se lajmi i përhapur nga “The Sun” është i turpshëm dhe i pavërtetë.
Por kjo çështje nuk ka mbetur me kaq. Ambasada shqiptare në Londër
I ka dërguar një notë zyrtare proteste adresuar gazetës “The Sun” ku ka bërë të ditur se artikulli i botuar nga ana e saj dhe të dhënat që paraqiten në të, janë terësisht të pavërteta duke sqaruar zyrtarisht se nuk ka asnjë negociatë midis dy vendeve tona për këtë çështje. Në notën e protestës theksohet fakti se Qeveria shqiptare nuk do të pranojë kurrë të ngrejë në territorin e saj qëndra për emigrantët e paligjshëm të një pale të tretë.
Në këtë mënyrë marin fund të gjitha spekulimet rreth një lajmi të rremë të tabloidit “The Sun”, i cili krijoi fillimisht jehonë në disa media të tjera britanike, por krijoi menjëherë zhurmë edhe në mediat shqiptare, derisa e gjithë situata tashmë është qartësuar përfundimisht.