Lajm i keq për shoferët, “makineria e gjobave” nuk toleron AS NJË kilometër tejkalim shpejtësie

Drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu në një deklaratë ka sqaruar sesi do të funksionojë “makina inteligjente”, që do të ndihmojë në goditjen transparente të shkeljeve të Kodit Rrugor.
Ziu tha se ajo makinë është e prodhuar në vitin 2020 dhe se është e pajisur me 2 kamera dhe 4 radarë. Pajisja arrin të identifikojë dhe të gjobisë për rripin e sigurimit, përdorimin e telefonit dhe shpejtësi.
Ai u shpreh se “makina” arrin të kapë korsinë ku ndodhet vetë 3 para si dhe 3 që ndodhen në korsinë mbrapa.
Ai ndër të tjera shpjegoi se nëse tabela shënon 90 km/h dhe shoferi është 1 km më shumë atëherë automatikisht gjobitet.
“Është e pajisur me 2 kamera dhe 4 radarë. Makineria kap rripin e telefonit, kap telefoni dhe shpejtësinë. Pajisja identifikon edhe gjinën e personit që është në makinë. Personat që janë në mjet nuk identifikohen, identifikon personat që kanë lidhje me shkeljen.
Pajisja është sipas tabelës nëse thotë 90 km/h dhe ti kalon edhe 1 km më shumë atëherë gjobitesh. Gjoba fillon me masa plotësuese. Është e kuptohet dhe është e qartë që ska” tha ziu ndër të tjera.