Gjokutaj, zyrtari i ri Financave që “zhduku” gjobën 104 milionë euro për Bankers Petroleum

Arlind Gjokutaj është emëruar në postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, duke zëvendësuar Oltion Muzakën. Gjatë qeverisjes së majtë, Gjokutaj së fundmi ai ka qenë së fundmi ka drejtuar Njësinë Speciale Antikorrupsionit dhe Antievazion.

Më herët ai ka qenë ka pasur disa detyra të rëndësishme e kryesisht në institucionet si Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Ai qëndroi në postin e “kryedoganierit” vetëm për 7 muaj dhe u largua për mos realizim plani.

Të ardhurat nga doganat në vitin 2019 ishin shumë të ulëta, jashtë parashikimeve të pritshme nga ministria e Financave. Treguesit fiskalë të  9-mujorit të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë flisnin për një mosrealizim prej 4 për qind të planit të të ardhurave nga Doganat, ekuivalent kjo me një shumë prej 5 miliardë lekësh, teksa nga Tatimet të ardhurat e munguara në raport me planin në 9 mujor ishin 2.2 për qind apo 2.5 miliardë lekë.

Emri i Gjokutajt doli në media dhe në lidhje me mos vjeljen e gjobës ndaj  Bankers në shumën e 104 milionë eurove për mangësitë e vërejtura në depot doganore. Më 17 korrik 2019, nga regjistri doganor, në rubrikën “Debitorët dhe gjobat”, rezultoi se ishte hequr gjoba 104 milionë Euro, detyrim i pashlyer nga kompania “Bankers”, pa dhënë asnjë sqarim publik.

Dhe kjo me “bekimin” e Gjokutajt, ku mediat shkruajnë se “ky krim financiar, më pas mori edhe miratimin e ministrisë së Financave”. Tani Gjokutaj si njeri i shumë enigmave shkon në postin e sekretarit të Përgjithshëm të Financave, në institucionin ku hartohen ndarja e buxhetit të shtetit dhe livrohen fondet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT